Ftesa për intervistim e ish-eprorit të UÇK-së, Prokuroria Speciale nuk jep koment rreth hetimeve 

                              Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk kanë pranuar të komentojnë për thirrjen në intervistim të ish-eprorit të UÇK-së, Sadik Halitjaha.Në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett ka thënë se nuk e komenton çështjen dhe nuk jep informacion më tej në lidhje me rastin në fjalë.“Nuk kam asnjë koment për pyetjen tuaj. ZPS nuk jep informacion për hetimin e saj”, tha Christopher Bennett në përgjigjen e tij për Gazetën Online Reporteri.net.Gjatë ditës, nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Mushtisht, u bë e ditur se ish-komandanti i UÇK-së, Sadik Halitjaha është nisur sot në orën 12:30 nga Aeroporti i Prishtinës.“Sot në orën 12:30, nga Aeroporti i Prishtinës, është nisur për në Hagë ish eprori i lartë dhe invalidi i UÇK-së, Z.V Komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut gjatë luftës, KOM Sadik Halitjaha”, shkruhej nga OVL-UÇK e Mushtishtit.Ish-eprori i UÇK-së, Sadik Halitjaha, ishte ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim edhe para dy vitesh.  Sikur shumë luftëtarë të tjerë të UÇK-së, ne kemi fatin e përbashkët, sidomos eprorët që nga kreu i SHP të UÇK-së e deri në nivel të zonave kanë arritur t’i thërrasin Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara të Hagës. Unë kam marrë ftesën më 17 dhjetor të vitit 2019 dhe duhet të paraqitem më 28 janar të këtij viti”, pati thënë ai në vitin 2019 pas ftesës së marrë./Reporteri.net/