Ftohtë e ngrica, ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

                          Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot më i ftohtë.Sipas këtij instituti, në mëngjes dhe gjatë natës parashihen ngrica, prandaj apelohet te ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në trafik.Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius

.Njoftimi i plotë:

Moti për dy ditë 22-23.12.2021Do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por më i ftohët. Në mëngjes dhe gjatë natës parashihen ngrica, prandaj apelohet te ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në trafik.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.