Fytyrat e tradhtisë Edi Rama dhe Albin Kurti –Shkruan;Kastriot Fregni

0

                 Kur në vitet e përballjes me regjimin e Millloshevicit, “light” motivi që na bashkoi atëherë “NJË KOMB NJË QËNDRIM” u cilësua atëherë e më vonë, nga kryeministri sotëm i Shqipërisë si patetizem patriotik. Por mbi këtë “light” motiv u bashkuam rreth UÇK dhe fituam mbi Serbinë. Pas fitores dhe kompromisit të madh shqiptarë për Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, sabotuesit e luftës për liri, sabotuesit e rrugëtimit ndërkombëtar që nga Rambujeja, Vjena, Brukseli, Shpallja e pavarësisë më 17 Shkurt 2008, skepticizmi mosbesues dhe mohues për krijimi e FAK përkatësisht FSK me detyra shtesë në mandat. Të gjitha këto mohime u bënë duke spekuluar me objektivin intrigues për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, “BASHKIMIN KOMBËTAR”. Kjo i vuri në lajthitje të gjithë shqiptarët, ani se ky bashkim ishte në fakt thjeshtë ide e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, ngase bashkimi kombëtarë është koncept ma i gjerë dhe përfshinë të gjitha trojet jashtë Shqipërisë londineze dhe Kosovës së UÇK. Bashkimi kombëtarë nënkupton bashkimin e të gjitha trevave me shqiptar si, Sanxhaku, Lugina, Malësitë e Ulqinit, Ilirida apo Maqedonia perëndimore dhe Çamëria. Kurse formula e bashkimit kombëtarë Made in Qosje, Kruti &Co, ka të bëj me bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, me minus asociacioni jo një etnik të z. Kruti, që përfshin Kosovën veriore dhe zonat e mbrojtura me tendenca eksterritorialiteti të mbi 40 objekteve te kultit ortodokse si trashëgimi serbe dhe disa enklavave në brendi të Kosovës si në Perzeren, Pejë, Rahovec , Skenderaj, Fushëkosovë, Prishtine, Gjilan, Kamenicë, etj. Derisa z. Kurti ,një ditë deri sa po vraponte nëpër fushatën elektorale të lëvizjes gjithëkombëtare vetëvendosje zbuloi se Kosova nuk mund ti bashkohet asnjë shteti, zgjodhi që ta bëj të ditur këtë lajm të “kobshëm” në një vend sinjifikativ si varri e Skënderbeut. Nga aty me pietizëm patriotik e zbuloi dhe bëri te ditur se fajtor për pengimin e këtij objektivi të tij patriotik na qenka kushtetuta e Kosovës në nënt 1 dhe 3 që nuk i mundëson bashkimin me asnjë shtet tjetër. Po ashtu, këto ditë kur po mbahet samit i liderëve të Ballkanit në Tiranë, kryeministri Kurti, fitoj dashurinë e padronit të tij ideologjik dhe politik, Edvin Kristaq Rama, (të paktën kështu e treguan fotografitë dhe videot në media e portale), deri sa nënshkroi “Minishengenin” ballkanik, Made in Vucic – Rama. Me ketë akt TRADHËTIE e kthen Kosovën në treg të Unionin Euroaziatik, duke e shmangur nga orientimi Euroatlantik, si dhe në treg dhe territor transit për drogat nga Shqipëria për në Serbi e perëndim. Edhe vet padroni i tij Rama po në ketë event ballkanasish deklaroi se “bashkimi i Kosovës më Shqipërinë është një marrëzi dhe kjo do të krijonte një përbindësh”. Kjo është Shqipëria etnike për lidërshipin shqiptaro-kosovar që krekosen me zgjedhjet që i fituan duke mashtruar shqiptarët por që nuk e fshehin dot inferioritetin e tyre psikologjik përball liderëve sllav të rijnë apo të vjetër të Ballkanit. Po Serbia e madhe, athua çfarë është për liderët tanë Edvinin e Albinin? Athua deri ku dot ë shkoj hipokrizia e këtij populli që ta kuptoj se është i lajthitur dhe i mashtruar. Apo do të ju bien ndërmend kur do jet shumë vonë për ta ndalur çmendurinë e dy të retarduarve lider që me arrogancën e numrave synojnë zhbërjen e identitetit tonë politik, territorial dhe nacional në rajon. Nga ky obligim nuk lirohen partitë opozitare, shoqëria civile e me theks shoqatat e kategorive të dala nga lufta që kanë tagrin e parandalimit të veprave të tradhtisë ndaj vendit dhe interesave të kombit/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *