Fryma poetike e së dielës me poetin:-Halit HALITI

UDHËKRYQI PA EMËR
———————————
E frikshme
Si varka e vetmuar mbi liege
Dukej hija e jote
Sa më shumë që afrohesha
I ngjante një varri të panjohur.
I zënë peng nga frika
Lëshova një britmë të pazakontë
Saqë pulëbardhat në ikje
Krijuan një baladë
Si rob ëndërrimesh.
Heshtja duket edhe më e zhurmshme
Sapo ti mbyll dyert
Dhe ndjen trishtimin
Bashkë me një copëz të shpirtit tim
Ehh, vaji i burrit thon është kënga.
Zanoreve të mëris dhe inatit
Po ua hap derën të zgjohen
Në parkun e ëndrrave
E dhimbjen ta lidh për bel të harrimit
Dhembje që shkel pa dëshmitarë
Rrëzuar në udhëkryqin pa emër.
/QendraPress/