Tragjedia në Malishevë, një grua e vdekur, i plagosuri në gjendje shumë të rëndë dhe jostabile

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Malishevën, ku një grua 25-vjeçare shtatzënë është vrarë me armë zjarri, ndërsa bashkëshorti i saj ka mbetur i plagosur rëndë.
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka bërë të ditur se gruaja ishte në javën e 34-të të shtatzënisë dhe, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
“Dy të plagosur me armë zjarri nga Malisheva, një femër dhe një mashkull. Femra shtatzënë 34 javëshe, edhe përkundër të gjitha masave reanimatore të ndërmarra nga ekipi kujdestar, nuk ka mundur t’u përballojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në”, ka deklaruar Syla.
Ndërkohë, bashkëshorti i saj është në gjendje shumë të rëndë dhe jostabile. Ai është i intubuar dhe i kyçur në respirator, ndërsa po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme.
Syla ka bërë të ditur se, nëse gjendja e tij e lejon, i plagosuri pritet të transferohet për trajtim të mëtejshëm në Mjekimin Intensiv Qendror .
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.