Helmimi i nxënësve dhe mësimdhënësve në Mitrovicë, Drejtori i Shëndetësisë flet për gjendjen e tyre

                             Drejtori i Shëndetësisë në Mitrovicë, Fahri Shabani, ka reaguar pasi dhjetë nxënës dhe dy mësimdhënës u helmuan në Mitrovicë.Shabani ka thënë se të gjithë nxënësit janë mirë dhe pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore po lirohen nga Spitali për të vazhduar rrugën për në shtëpitë e tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“Bashkë me kryetarin e Komunës z.Bedri Hamza , nënkryetarin z.Arian Tahiri posa përfunduam vizitën në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, ku një numër prej 10 nxënësve dhe dy mësimdhënësve nga fshati Besi i Komunës së Mitrovicës janë trajtuar , teksa ndodheshin në eskursion në rajonin e Mitrovicës dhe kishin patur disa shqetësime shëndetsore me simptoma të çrregullimeve gastrointestinale. Për fat të mirë ,të gjithë nxënësit janë mirë dhe pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore po lirohen nga Spitali për të vazhduar rrugën për në shtëpitë e tyre”, ka shkruar Shabani.Ai ka bërë me dije se për të zbuluar shkaqet dhe natyrën e këtyre problemeve shëndetësore, tashmë janë marrë mostrat.“Për shkaqet dhe natyrën e këtyre problemeve shëndetësore , kolegët nga Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike kanë marrë mostrat dhe pas verifikimit profesional shkencor do të japin resultatet përkatëse”, thuhet në postimin e tij./Reporteri.net