Hoti: Kosova mund të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur” vetëm me garancën e SHBA-së

                                  Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova mund të bëhet pjesë e nismës rajonale “Ballkani i Hapur”, por vetëm në koordinim dhe me garancat e SHBA-së.Hoti ka thënë se gjatë takimit në Washington më 4 shtator të vitit 2020, Kosova ka pranuar kërkesën e SHBA-së që të hyjnë në “Ballkanin e Hapur” pasi kanë marrë garancinë e tyre se pjesëmarrja do të jetë mbi baza të barabarta dhe të marrin të gjitha vendet.“Këto dy parime, si dhe faktin se kjo nismë është vetëm për bashkëpunim ekonomik, u theksuan dje në Ohër shumë qartë nga zyrtarët amerikan. Në terma praktik, parimi i parë nënkupton se Serbia detyrohet ta njoh subjektivitetin shtetëror të Kosovës në marrëdhëniet rajonale në çdo aspekt sikurse të çdo vendi tjetër, pasi pjesëmarrja e palëve është në baza plotësisht të barabarta. Ndërkaq, parimi i dytë nënkupton se Serbia nuk mund të dominojë tregun rajonal kur të gjitha vendet e rajonit marrin pjesë në këtë nismë”, ka shkruar Hoti.Ai tha që çdo nismë rajonale është e përkohshme, sepse orientimi i Kosovës është integrimi në BE.Sidoqoftë, çdo nismë rajonale është e përkohshme, pasi orientimi ynë është integrimi në BE. Kosova duhet të bashkërendojë politikën e saj të jashtme me partnerin e saj strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me Bashkimin Evropian”, ka shkruar ai.