LDK do të propozojë rezolutë në Kuvend për uljen e akcizës së derivateve

                                        Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media rreth rritjes së çmimit të naftës në Kosovë.Zëdhënësja e LDK-së Sibel Halimi, ka thënë se Qeveria po luan rolin e spektatorit karshi rritjes së çmimeve në produkte ushqimore dhe të derivateve të naftës.“Qeveria po luan rolin e spektatorit se si qytetarët e vendit po ballafaqohen me papërballueshmëri të çmimeve. LDK me 7 mars propozoi uljen e TVSH-së dhe akcizës së naftës. U injorua nga Qeveria me arsyetimin se kriza është e njëjtë në Evropë”.Ajo tha se kriza mund të jetë e njëjtë në Evropë mirëpo, vetëm Qeveria e Kosovës i ka lënë qytetarët pa mbështetje institucionale.Në anën tjetër, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa tha se do të paraqet një rezolutë ku propozon uljen e akcizës në derivate.“Çmimi i litrës po shkon drejt 1 euro 90 centë. Nëse për një periudhë të caktuar do të hiqej akciza, çmimi do të ulej në 1 euro e 20 centë pra kjo qeveri po ju merr rreth 60 centë qytetarëve. Grupi Parlamentar i LDK-së do të propozojmë rezolutë për uljen e akcizës në derivate dhe uljen e TVSH-së në produkte bazike”, ka thënë ai.Ai tha se i kanë dhënë Qeverisë propozime konkrete për tejkalimin e secilës krizë energji por që sipas tij “ nuk janë përfilluar dhe morën veprime jologjore”.” Duke shkaktuar kështu një kaos në energji dhe katrahurë. Ju kemi dhënë propozime konkrete për uljen e akcizës në naftë dhe ulje të TVSH-së në produkte ushqimore dhe derivate të naftës”, tha ai.