Intervistë me këngëtaren e këngëve atdhetare dhe të dhembjes; Muhabere Krasniqi-                                             ‘’Kënga është shpirti i njeriut….’’

QendraPres:Ju jeni njëra nga këngëtaret që shpirtin tuaj e keni vu në shërbim të këngës?

Muhabere Krasniqi;Saktësia është se  secili nga  këngëtarët është artistë, prandaj shpirti i secilit  prej tyre është vetë jeta. Dua të them se kënga është shpirti i njeriut, Është gëzimi dhe dhembja e secilit prej nesh.

 QendraPres;Kur  filloi me këngën Muhaberja dhe çka ishte nxitja?

Muhabere Krasniqi; Lidhja ime më këngën, daton, shumë herët, qysh në bankat shkollore, dhe që atëherë e deri ne ditët e sotme, pavarësisht sfidave që mi solli jeta që të përballëm, pos gëzimeve, edhe loti ishte ai që nuk mu nda here pas here !

QendraPres; Ju keni  tekste shumë atdhetare dhe  shpesh të dhembjes  ku është motivi?

Muhabere Krasniqi:Moti është  vetë shpirti, fati dhe jeta e një  këngëtare-i. Këngët e mija kishin një motiv shtesë, për ta sfiduar jetën plot peripeci,m brenga dhe vuajtje te kohërave dhe rasteve te ndryshme, që në mua lanë një vijë e vragë ngarkese emotive dhe shpirtërore !

QendraPres: Kënga shpesh  për Ju është dhembja e  dashuria se  ndani këtë  ndjenjë?

Muhabere Krasniqi: Kjo pyetje  brenda përbrenda e ka  edhe dhembjen edhe dashurinë.  Por,  un  them se dashurinë dhe përkushtimin ndaj këngës , ma ngulfatën ca edhe humbje e një pas njëshme e njerëzve të mi të zemrës : vëllait , që më vdiq pa pasur as edhe një mundësi për ti ja mbyllur sytë me mall, ngashërim, lot dhe vaj e pikëllim motre ! Dhe nënëlokes që aq shumë ishim të lidhura  emocionalisht si nënë e bijë !

QendraPres: Kënga dhe shpirti i këngëtarit shpesh thuhet  është  vetë  gëzimi e jo rrallë edhe dhembja. Çfarë sfidash ju keni pasur?

Muhabere Krasniqi; Përball sfidave te jetës dhe lotëve rreke qe derdha dhe po derdh Akoma edhe sot, unë prapë po mbledh , dhe mblodha force, për te kaluar dhe sfiduar ndjenjën e kohërave te trishta, si shërim shpirti prapë dhe shumë më fuqishëm ju ktheva enges me hove dhe motive jete!

QendraPres:Por,kënga  i ngjanë një  lloj  feniksi a mund  të flasim për këtë pak?

Muhabere Krasniqi;Po dua të them e të konstatojë se  jeta pa muzikë, pa art nuk ka as vlerë as kuptim! Mu kujtua zogu feniks , që sa here vdiste dhe bëhej hi , ai ngjallej prapë nga hiri bëhej zog, bëhej kanarinë ! Prandaj  dua të them se  vetë  shpirti i këngëtarit është një lojë feniksi, Sepse  nuk është ashtu  edhe  kur  ashtu e shohin të tjerët.!

QendraPres:Ju jeni njëra nga këngëtarët që  njiheni me tekstet  atdhetare  dhe të dhembjes bashkë?

Muhabere Krasniqi:Kjo është ndoshta  edhe  për faktin se një shpirt i ndjeshëm,  është  dhe  puqet pikërisht me këto dy ndjenja, Atdhetaria është  fakti se jetojmë në Kosovë e Kosova është plotë  trimëri, mite e plotë, legjenda, Dhembja  është pjesë e jetës   për këtë fakt edhë pjesë  e vetë  këngëtareve, Ajo që dua te them , kënga, jeta , heroinat, dhembjet  janë , ky kolazh i vetë  jetës   të shumicës së  kosovarëve.  E këtë  më së  shumti e ndiejnë  artistët  këngëtare.

QendraPres:Mesazhi juaj ?

Muhabere Krasniqi; Ehh mesazhi, është  se  jeta  i kë  bashkë  gëzimin dhe  hidhërimin, jeta  është  sfida dhe mbijetesa, Por  këngëtarët  e kanë shpirtin e madh  dhe ky shpirt është  ylber jete dhe  prandaj  këngët duhet ardhur, sepse  kënga është  vetë jeta vete dashuria , gëzimi dhe  hidhërimi, Me lejoni të ju falënderojë edhe për këtë intervistë ./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published.