Ish-të burgosurat politike nga Prizreni shkojnë në burg ta rikujtojnë tmerrin

Pas 24 vjetëve, tri ish të burgosurat politike demonstrojnë torturën e ushtruar ndaj tyre nga regjimi serb.Tri ish të burgosurat politike nga Prizreni, Behare Kryeziu, Leonora Morina dhe Jehona Krasniqi, pas 24 vjetëve rikthehen në vendin ku e kishin vuajtur dënimin me aktakuzën “bashkëpunim me UÇK-në”, në vitin 1998.Në atë kohë, tri vajzat 20 vjeçare ishin studente dhe aktiviste në Unionin e Pavarur të Studentëve. Me Beharen, Leonoren dhe Jehonën ishin arrestuar edhe drejtuesit e Unionit të Studentëve të Prizrenit, Nijazi Kryeziu, Sejdi Bellanica, Bylbyl Duraku, Aqif Ilazi, Defrim Rifaj e Sherif Ilazi, të cilët kishin përjetuar edhe Masakrën në burgun e Dubravës.