Komuna e Prizrenit ofron mamografi falas kundër kancerit të gjirit

                      Më 1 tetor fillon fushata vjetore, ndërkombëtare e vetëdijesimit për luftën kundër kancerit të gjirit ku përmes manifestimeve dhe aktiviteteve të ndryshme të shoqërisë së gjerë, sensibilizohet popullata, në veçanti gjinia femrore, për kujdes të shtuar për shëndetin e saj.“Duke iu bashkëngjitur kësaj fushate, me qëllim të diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit, Komuna e Prizrenit përmes Drejtorisë së Shëndetësisë ofron shërbime adekuate në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjarë (QKMF) ku shërbimi është falas dhe realizohet me anë të Ultrazërit dhe Mamografit, nga ana e mjekes specialiste të radiologjisë”, thuhet në njoftimin e komunës, përcjell PrizrenPress.Vetëm duke pasur shëndet të mirë, duke u kujdesur për shëndetin e tyre, gratë mund ta shfrytëzojnë potencialin e plotë, në përmbushje të detyrave të punës, kujdesin për rritjen e fëmijëve, kujdesin ndaj familjes si dhe për zhvillimin e shoqërisë.