Kontesti i mandatit të deputetit dhe presidentes, çfarë po ndodh?

              Një ankesë e parashtruar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në lidhje me legjitimitetin e mandatit të një deputeti të Kuvendit të Kosovës ka ngjallur debat dhe pikëpyetje në Kosovë në lidhje me atë se a mund të rrezikohet mandati i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.Ndonëse Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendim në lidhje me ankesën në fjalë, në media është përfolur se nëse konstatohet që mandati i deputetit të zgjedhur më 2021 është i jashtëligjshëm, atëherë edhe vota e tij apo pjesëmarrja në seancën për zgjedhjen e presidentes, mund të konsiderohet e pavlefshme. Si ka rrjedhur problematika dhe çfarë saktësisht do të thotë kjo për mandatin e presidentes Osmani mund të lexoni më poshtë në pika të shkurtra:

Pse po kontestohet mandati i deputetit?

Kuvendi i Kosovës ka 20 vende të garantuara për komunitetet joshumicë.

Ndër to, 10 janë të garantuara për komunitetin serb, tri për komunitetin boshnjak, dy për komunitetin turk dhe një për komunitetin goran.

Ndërkaq, për përfaqësuesit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian janë të garantuara nga një ulëse, si dhe një ulëse shtesë për njërën nga këto komunitete, që fiton më së shumti vota.

Më 14 shkurt 2021, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme për Kuvend.

Sipas rezultateve fillestare të këtyre zgjedhjeve, partia e quajtur Iniciativa Rome, kishte fituar dy mandate të deputetëve në Kuvend (njëra për komunitetin rom, si dhe ulësja tjetër që është e garantuar për tri komunitetet varësisht nga votat).

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE