Parashikimi i motit për ditën e sotme, pritet shi e shkarkime rrufesh

Këtë fundjavë pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta, derisa të dielën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët.“Dita e shtunë parashihet të mbajë me mot me diell dhe vranësira të çrregullta. Vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende edhe me shkarkime rrufesh. Temperaturat do të shënojnë rritje sidomos në vlerat e minimaleve, derisa ato maksimalet priten të jenë tipike pranverore. Gjithashtu edhe presioni atmosferik do të ulet dukshëm nën vlerat e normales”, thuhet në parashikimin e IHMK-së.Ndërkohë, intervalet me diell nuk përjashtohen as për të dielën.“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime ,kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale , ndersa minimale do të shënojnë ulje për 3-5 gradë Celsius”, sipas IHMK-së. Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-12m/s.