Lajm i trishtë vdes nxënësi Elton,B.Gashi

0

     Lajmin e trishtë sot,  e bëri publik drejtori I Shkollës së Mesme Teknike’’11 Marsi’’ në Prizren,Mr. Xhelal Susuri:Ai shkruan ‘’Sot, kolektivi i SHMLT “11 Marsi” në Prizren, me pikëllim të thellë, mori lajmin për vdekjen e hershme të nxënësit të shkollës sonë, Elton Besnik Gashi, nga fshati Rogovë, komuna e Gjakovës.

Eltoni ishte nxënës i klasës së 11-të në profilin Instalim i Ngrohjes dhe Klimatizimit.

Për shokët dhe mësimdhënësit, Eltoni do të kujtohet përherë si shok i dashur, i qetë dhe nxënës i dalluar.

Kolektivi dhe nxënësit e SHMLT “11 Marsi” i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve.’’./qendrapress,com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *