Lekaj për deklaratat e Ferajt: Me ardhjen e VV-së në pushtet, është bërë normale t’i fyesh vlerat e luftës çlirimtare  

                                 Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar pas deklaratave të këshilltarit të kryeministrit Kurti, Hysamedin Feraj, duke thënë se me ardhjen e VV-së në pushtet është bërë normale t’i fyesh vlerat e luftës çlirimtare.“Deklaratat e gojëprishurit dhe mbeturinës së fundit të komunizmit shqiptar janë po aq skandaloze sa heshtja e Kryeministrit Albin Kurti”, tha Lekaj.Sipas tij, Feraj është dashur të largohej prej partisë dhe të shpallej person non-grata.“Është me të vërtetë e shëmtuar kur bënë këto pyetje një shqiptar, më keq akoma kur ai është pjesë e një partie politike që udhëheq qeverinë e Kosovës, në formatin më të lehtë është dashur të largohej prej partisë dhe të shpallej person non-grata”, ka shtuar ai.“Thënë shkurt, me ardhjen e VV-së në pushtet, është bërë mëse normale t’i fyesh vlerat e luftës çlirimtare”, ka përfunduar Lekaj.Këshilltari politik i Kurtit, Hysamedin Feraj sot tha se “Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër”.Kjo deklaratë e tij erdhi pasi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në një intervistë tha se në burgjet e Serbisë trajtimi nuk ka qenë e njëjtë, ku siç tha ai” disa e kanë pësuar keq, e disa të tjerë nuk janë gjallë, e Kurtit i priu fati që edhe nga atje të jepte intervistë. Tash ne nuk duhet të gëzohemi që Kurti nuk është keqtrajtuar, por nganjëherë po na jep dilema realisht”./Reporteri.net/