Milioneri Behgjet Pacolli: Mos u trishto, nëse je i varfër, të tjerët rreth teje janë të mbytur në borxhe

0

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka filluar sot ditën me disa këshilla për të gjithë ndjekësit e tij.


Pacolli i cili i cili thuajse çdo ditë mundohet të inspirojë miqtë e tij në Facebook, sot ka sjellë disa thënie motivuese.

Në mesin e këtyre thënieve thuhet se nëse ke gabuar duhet të pendohesh.

Po ashtu mesazhi i Pacollit fokusohet edhe tek njerëzit e varfër, me porosinë se edhe nëse je i varfër, ka të tjerë që janë të zhytur në borxhe.

Postimi i plotë:

Mirëmengjez miq të dashur!

Po i ripostoj këto thënje që një mik i imi na i kishte rikujtuar sot. Mua më bëri përshtypje !!!

“Mos u trishto, nëse je i varfër, të tjerët rreth teje janë të mbytur në borxhe.

Nëse s’ke mjet transporti, dikush nuk ka as këmbë.

Nëse ankohesh nga një dhimbje, shih të tjerët që janë të sakatuar. Nëse ke humbur një fëmijë,s’e sheh më, të tjerët prej një aksidenti humbën tërë familjen.

Nëse ke gabuar pendohu, nëse i bëre ndokujt keq apo padrejtësi, kërkoji falje Zotit dhe robit që ia bëre atë të keqe. Mëshira e Zotit është shumë e madhe, dera e pendimit rri e hapur, të pret ty sepse ajo të pranohet me lejen e Zotit.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *