MJERIMI NUK E KA EMRIN VETËM „KAFSHATË QË TË MBETET NË FYTË“ POR E KA EMRIN EDHE NEXHMEDIN!-Shkruan: dr. Xhevat Hasani.

Shkruan: dr. Xhevat Hasani

Cyrich 29. 06. 2026

*Mesditë. Vapë. E hapa televizionin. Zgjodha Euronews-in. Moderatori Thimi Samarxhi bisedon me gazetarin e njohur Bën Andonin dhe me Nexhmedin Spahiun. Për mua ai bisedonte me dy figura diametralisht të kundërta: Me Bën Andonin që për mua paraqet ditë dhe dritë! dhe me Nexhmedin Spahiun që për mua paraqet natë dhe errësirë!

*Tema e bisedës: Dorëheqja e mundshme e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuqiq nga posti i presidentit dhe, përfitimi i mundshëm i Kosovës për t`u njohur si shtet nga Serbia! Pra për t`u njohur Kosova nga kjo Serbi e cila jo vetëm se nuk ka hequr dorë nga ripushtimi i Kosovës, por ende nuk ka hequr dorë as edhe nga kapja e portit të Durrësit për ta bërë atë të vetin!

*Nexhmedin Spahiu duke qenë kundër bashkimit Kosovë-Shqipëri ai përpiqet ta manipuloj opinionin duke thënë se: shumë shqiptarë në Kosovë nuk duan që Kosovën ta njoh si shtet Serbia, sepse ata dëshirojnë që Kosovën t`ia bashkojnë Shqipërisë!

*Është e vërtetë se jo shumë shqiptarë të Kosovës por pothuajse të gjithë shqiptarët e Kosovës janë për bashkimin Kosovë-Shqipëri, por jo sot dhe as nesër, por në të ardhmen ndoshta të largët, kur do të krijohen, ose nëse do të krijohen, rrethana ndërkombëtare favorizuese për atë bashkim.

*Kështu, shqiptarët e Kosovës duke e lënë të mundur bashkimin Kosovë-Shqipëri në të ardhmen e largët, kur do të krijohen rrethanat për atë bashkimin e tyre, ata nuk e kanë dekurajuar aspak njohjen e shtetit të Kosovës nga cilido shtet, përfshi këtu edhe shtetin e Serbisë.

* N. Spahiu nuk kapet rastësisht për ëndrrën e shqiptarëve për bashkim! Ai kapet për këtë ëndërr të shqiptarëve për t`i ndarë shqiptarët prej saj. Kjo sepse sipas tij ajo ëndërr e tyre përkon me politikat mos njohëse te shtetit të Kosovës nga Serbia dhe nga pesë vendet tjera të Bashkimit Evropian: Rumania, Spanja, Sllovakia, Qiproja dhe Greqia.

*Por edhe zogjtë e malit e dinë se pesë vendet e lartpërmendura nuk e njohin shtetin e Kosovës jo pse shqiptarët duan t`ia bashkojnë Kosovën Shqipërisë, por sepse këto vende brenda kufijve të shteteve të tyre i kanë Kosovat e veta.

*Spanja brenda kufijve të saj i ka dy Kosovat e veta: Baskinë e banuar me shumicë baske dhe Kataloninë e banuar me shumicë katallanë;

*Rumania e ka brenda vetës Kosovën e vetë me emrin Transilvani të banuar me shumicë hungareze;

*Sllovakia e ka brenda kufijve të saj një krahinë të banuar me shumicë hungareze;

*Qiproja e ka Kosovën e vetë që quhet Qiproja turke dhe

*Greqia e ka Kosovën e vetë me emrin Çamëri.

*Por Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet edhe pse ajo brenda kufijve të saj e ka edhe një Kosovë tjetër:

1.Sanxhakun e Pazarit të Ri të banuar dendur me shqiptarë, myslimanë dhe boshnjakë të origjinës iliro-shqiptare dhe

2. Kosovën Lindore (komunat Preshevë, Bujanocë e Medvegjë) të banuara dendur me shqiptarë.

*Sanxhaku i Pazarit të Ri dhe Kosova Lindore marr së bashku e bëjnë atë Kosovën tjetër të mbetura padrejtësisht në Serbi.

*Nexhmedin Spahiu në vend që ta informoj drejtë opinionin shqiptar pse Serbia dhe pesë vendet e lartpërmendura të BE-së nuk e njohin shtetin e Kosovës (për shkak se kanë Kosovat e tyre), ai përpiqet ta dezinformoj dhe manipuloj opinionin e gjerë duke thënë se: shumë shqiptarë të Kosovës nuk e duan njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia, sepse ata duan që Kosovën t`ia bashkojnë Shqipërisë.

*Duke dëgjuar ato që thotë Spahiu njeriut i krijohet përshtypja sikur shqiptarët Kosovës veç janë duke bërë një luftë aq të madhe politike dhe me armë (me pushkë, sëpata e tërfurq) për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sa që shtete të shumta po hezitojnë ta njohin Kosovën shtet më vete, sepse ajo veç po i bashkohet Shqipërisë!

*Duke e lexuar poemën e mjerimit të Migjenit kam menduar se mjerimi e ka vetëm një emër: „kafshatë që të mbetet në fyt! Dhe asgjë tjetër. Por duke dëgjuar ato që thotë „prof. Nexhi“ mendoj se mjerimi e ka edhe një emër tjetër: Nexhmedin!

*Ky njeri „mjerim“ pikërisht për ta pamundësuar bashkimin Kosovë-Shqipëri jo vetëm sot dhe nesër, por njëherë e përgjithmonë, ka që 26 vite që e propagandon pa asnjë fakt krijimin nga kombi shqiptar në Kosovë të një kombi tjetër që e quan „kosovar“. Kjo sepse ai mendon se po u ndan shqiptarët në dy kombe: komb shqiptar në Shqipëri dhe „komb kosovar“ në Kosovë, atëherë këto dy kombe nuk bashkohen kurrë, sepse po ta kishin dashur bashkimin ato nuk do të ndaheshin.

*Por, për mendimin tim emrin „mjerim“ nuk e ka vetëm „prof. Nexhi“, por emrin „mjerim“ e kanë edhe ato medie televizive që i kanë dhënë dhe i japin hapësirë „prof. Nexhit“, për t`i shpaluar ai idetë e tij: komb-tjetërsuese, komb-ndarëse, komb-mos bashkuese dhe komb-vrasëse ndaj kombit shqiptar.

Idetë e tilla të „prof Nexhit“ kam vendosur t`i luftoj jo vetëm deri sa jam gjallë në këtë botë, por edhe në botën tjetër pasi të kem vdekur!

Shiko më pak