Nagavci: Për prindërit që s’dinë të qasen në e-Kosova, do të ketë linjë telefonike

Ministrja e Arsimit, po shqyrton mundësinë që librat shkollorë të blihen nga vetë prindërit për fëmijët e tyre, e që ata më pas të rimbursohen.

Por, për prindërit të cilët nuk dinë të qasen në platformën shtetërore “e-Kosova”, ajo ka thënë se do ta kenë të mundshme qasjen në një linjë telefonike prej së cilës do të mësojnë për mënyrat e përdorimit.

“Në tri vite nga 2016-ta janë shpenzuar nga buxheti i shtetit më shumë se 20 milionë euro. Në 5 vitet e fundit janë shpenzuar 54 milionë e 555 mijë e 780 euro. Pra s’po flasim për shuma të vogla, por dhjetëra mijëra euro që duhet të shfrytëzohen për tekste të mira për nxënës dhe pa asnjë abuzim”, ka thënë ministrja Arbërie Nagavci.