Në kompleksin e  LSHP-së  u promovua  libri monografik ’Masakra e Tivarit- Gjenocidi kundër  shqiptarëve’’ përgatitur  për botin nga Nail Draga.

    Me rastin e  143 vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Prizrenin e  besëlidhjes  aktiviteteve  të shumta  ka pasur dje  ndërkaq  sonte   ishte njëri nga aktivitet  shumë të rëndësishme  promovimi i librit monografik ‘’Masakra e Tivarit- Gjenocidi kundër  shqiptarëve’’ përgatit  për botin nga Nail Draga, e  libri u promovua nga Shoqata për kulturë e artë ‘’Fidani’’ si dhe Klubi i Afaristëve të  Prizrenit, për të cilin libër  Liman Asllani  kryetar i këtij klubi pohonte se  është libër  apo  fillim i hapjes së arkivave shumë të rëndësishme për rastin e Tivarit. Kurse  vetë  autori  për mikrofonin tonë  Nail Daga   falënderoi së pari komunën   dhe se  pasi që  vitin e  kaluar u bënë plotë 75  vite nga  masakra e Tivarit dhe nuk  u organizua  asnjë tribunë  pasi që  ishte rasti  kësaj  radhe  sonte  po e promovojmë këtë libër  duke e falënderuar komunën  e Prizrenit dhe  organizatorët tha  ai/

Derisa njëri nga  rencenzentët e  Librit prof  dr Begzat Baliu   tha se ky është  promovimi më i rëndësishëm  sepse  me këtë libër  po hapet edhe  një mundësi e  hulumtimi  për njërin nga  masakrat më  barbare  e  që  deri më tani befasisht  ajo është mbajtur e heshtur  bile edhe nga ndërkombëtarët, Prandaj  ky  libër është nisma e parë  për të mësuar më shumë për  këtë  masakër e gjenocid  kundër shqiptareve  tha  Baliu.

Promovimi u bë në ambientet e Kompleksit të LSHP  dhe  kjo  ishte vetë simbolika  e këtij promovimi 

Leave a Reply

Your email address will not be published.