Nga fshati Medvec,kryetari Totaj uroi me bereqet të korrurat 2026!

Nga fshati Medvec,kryetari Totaj, i bashkëshoqëruar nga drejtori i Bujqëisë Nderim Kadrijaj uroi me bereqet të korrurat 2026! Ai shkruan:-‘’ Sot ishim mes arave të grurit në fshatin Medvec, aty ku mundi, përkushtimi dhe djersa e fermerëve tanë shndërrohen në bukën e sofrës sonë. Këtë vit, në Komunën e Prizrenit janë mbjellë rreth 2,700 hektarë me grurë, dëshmi e punës së palodhshme të bujqve tanë dhe e rëndësisë që bujqësia ka për zhvillimin e komunës sonë. Punë të mbarë e korrje të mbara!’’ kryetarin Totaj dhe drejtorin Kadrijaj I ka pritur kuvendari I Përdrinisë dhe aktivisti I dalluar I kësaj ane Qemal Krasniqi, I cili me këtë rast I ka bashkëshqëruar dhe bashkarishtë kanë qëndruar për këtë fillim të mbarë të kësaj fushate të korrje-shirjeve, apo bereqetit e tokës tonë siç ndryshe është./QendraPress/