Një grua lëndohet në vendin e punës

                       Një grua nga Prizreni ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit pasi është lënduar në vendin e saj të punës.Policia e Kosovës në raporin 24 orësh ka njoftuar për rastin.

Raporti i PK-së:

LËNDIM AKSIDENTAL /Prizren, 29.03.2022-23:20. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit, pasi që ishte lënduar në vendin e saj të punës. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.