Një tërmet i fuqishëm godet Italinë 

                       Italia qendrore goditet nga një tërmet i fortë, me magnitudë 5.7 ballëNjë tërmet i fortë është ndjerë në Italinë qendrore mëngjesin e kësaj të mërkure, teksa mediat italiane shkruajnë se lëkundja ishte me magnituda, 5.7 ballë.Epiqendra e tërmetit ishte në bregun e Pesaros, me një thellësi prej 8 kilometrash. Pas lëkundjes kryesore, u regjistrohen edhe lëkundje të tjera, të forcës 3.1, 3.4 dhe 4 ballë. Në zonën e Ankonës janë raportuar çarje në muresh në disa ndërtesa, por fatmirësisht nuk flitet për persona të lënduar.Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Romë, Firence, Bolonja dhe në veri të Italisë.Trafiku hekurudhor u pezullua si masë paraprake në afërsi të Ankonës, për shkak të dyshimeve për dëmtim të binarëve.