Pa një mendje të shëndosh nuk do të kemi as trup të shëndosh-Shkruan:Msc.Lule Alidema psikologe klinike

0

Shifrat e virusit po rriten secilën ditë më shumë! Tashmë jemi rrethuar nga secila anë, vështirë se do mbetet njeri pa u prekur! Deri më tani besuam tek kujdesi, masat, po si duket pak punë bën dhe ato, e pamundur të mos prekemi pasi që po del se shumë po kalojnë virusin pa simptome, pa ditur se është i infektuar, vijon punën normal, vijon aktivitetet e jetës normal pa u izoluar, sepse nuk është në dijeni se është infektuar me covid-19. E si t’ia bëjmë në këto raste, apo duhet domosdo ta pranojmë dhe të presim “radhën” ta kalojmë gjithë virusin? Dyshoj se ky virus qenka i ndërlidhur drejtpërsëdrejti me psikën tonë. Besoj se paniku i shkaktuar nga frika e pësimeve fatale, po dhe gjendjeve të rënda shëndetësore po keqsojnë dukshëm gjendjen shëndetsore të popullit. Dhe ashtu simptomet e panikut, stresit ngjasojnë me problemet e frymarrjes, zemrës, tashmë dhe virusi vetëm sa po ngjeshë problemin, përjashtimisht rasteve kur personat kanë sëmundje shoqëruese. Kjo kohëzgjatje e prezencës së virusit normale se destabilizoi secilin aspekt të jetës tonë, e që më e rënda se sikur po manipulon me psikikën e njeriut. Vallë qëllimi i këtij virusi është manipulimi mendjes tonë? Si duket po!!! Andaj ne si popull duhet gjithësesi ta pranojmë realisht situatën ashtu siç është pa panikë, pa egzagjerime të simptomeve, pa interesa viktimizuese, apo keqpërdorime të situatës etj. por të kemi parasysh në rast përkeqësimit të shëndetit të besojmë në stafin mjekësor që vazhdimisht ishin dhe janë në shërbim të popullit. Nëse ne i hiperbolizojmë mendimet tona duke i shëndrruar në mendime negative, duke u frikësuar e panikuar se do semuremi rëndë, se do pësojmë me fatalitet, prirja se nuk do kemi imunitetin ta tejkalojmë, se isha më parë sëmurë, se jam i moshuar, etj këto janë vetëm paragjykime që prodhon koka jonë, nuk do të thotë se gjitha ne çka mendojmë do ndodhë. Frika me raste është pozitive sepse na largon nga rreziku, por atëherë kur teprohet kalon në patologji dhe është e dëmshme sikur për vet personin ashtu edhe për ata që e rrethojnë. Me këto paragjykime vërtete do e përkeqësojmë gjendjen tonë psikologjike dhe organike, sepse mendimet e tilla na drejtojnë në strese, eufori, frustrim, demotivim, këputje, ulje imuniteti etj, pra sistemi endokrin shënon disbalancim dhe për pasoj organizmi ynë do ketë luhatje të theksuara sikur nga aspekti psikologjik ashtu dhe ai organik. Të kemi parasysh; “PA NJË MENDJE TË SHËNDOSHË NUK DO KEMI AS TRUP TË SHËNDOSHË/qendraprss.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *