Pas lirimit nga akuza, reagon ish-drejtori i urbanizmit në Prizren

                 Ish-drejtori i Komunës së Prizrenit, Nijazi Kryeziu, ka reaguar pas lirimit të tij nga akuza në rastin njohur si “Infrakos”.Prokurori i Shtetit kishte ngritur aktakuzë ndaj shtatë të dyshuarve, zyrtarë komunalë në Prizren dhe në Ndërmarrjen Publike “Infrakos” më 31 dhjetor të vitit 2019.Rasti “Infrakos” ishte njëri nga rastet e shënjestruara për liberalizim të vizave.Përmes një postimi në Facebook, Kryeziu aktakuzën e ka konsideruar si të rrëzuar.“Pas një aktakuze të njohur si rasti Pronto, sot jam liruar edhe nga aktakuza e “Infrakos”. Nga rrugëtimet e gjata për drejtësi, ka mbetur edhe një rast ku prokuroria ka kontrabanduar një ekspertizë edhe ai rast jam i bindur se do të ketë epilogun si në rastet që tashmë që jam shpallë i pafajshëm” – ka shkruar ai në Facebook.Dje, Gjykata e Prizrenit i ka liruar nga akuza ish-sh-zyrtarët komunal të Prizrenit dhe zyrtarët e Infrakos-it.Të akuzuar në këtë rast ishin katër ish-drejtorë komunal të Prizrenit, sa këtë komunë e drejtonte Ramadan Muja, një inspektor dhe dy zyrtarë të Ndërmarrjes Publike “Infrakos”.