Pas luftës kishte njerëz qe dialektin e shqipes qe flitet ne Kosove, e interpretonin me nuanca autonome, duke manipuluar me sentimentin e Gegërisë. /Shkruan; Genc Prelvukaj

                  Me pas dolën në skenë promotorë te kombit kosovar, duke u shërbyer me disa terma teknike, aspak relevante kundrejt formimit dhe historikut te shqiptareve te Kosovës.

Kur këto dy ide lidhen mes vete prodhojnë një binom, i cili dikur me vone, pas disa brezash, mund te kthehet ne terren adekuat për themelimin e një etnie te re, te shkëputur nga pjesa tjetër e shqiptareve.

Si shembull adekuat janë sllavet, te cilët ndonëse janë formuar nga nje substrat kulturor, duke investuar ne dallime minore kane ndare rrugët edhe etnikisht.

Rasti me i freskët shfaqet te shoqëria sllavishtfolese e Maqedonisë, e cila duke besuar se gjuha e tyre ka specifika autonome dhe duke e barazuar shtetësinë me kombin, tanimë nuk ndjehet si bullgare por kane shpikur etni te re.

Prandaj dy idetë e apostrofuara ne fillim, janë projeksione te rrezikshme, te cilat synojnë tkurrjen e mëtejshme te korpusit etnik shqiptar. Sidoqoftë promotorët e tyre nuk mendoj se janë te nxitur nga jashtë, por kane aftësi te limituara dhe mangësi intelektuale për te lexuar sakte pasojat qe vijnë me teoritë e tyre./marrë nga Fb. transmeton www.qendrapress.com/