SB Nga Silvana Begaj

“Ç’thot’ ajo e ve e gjorë / Mbretëreshë pa kurorë / Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar / Shpirt e zëmër përvëluar / Gjysm’ e vdekur: “O Shqiptarë / Nënës mos ia bëni varrë!”Fan Noli

A ka peshore të masë fjalën tënde, mirësinë tënde që përkëdhel botën? A ka dashuri që mund të falet më shumë se jotja? A ka oqeane me bojë për të shprehur Ty?O më madhështorja, më e bukura e grave në botë! Ti që na dhe shpirt nga shpirti yt, na fale e humbe gjumin për ne, ti që s´ka botë dhe emër të të zëvendësojë!Nënë! Ti nuk trembesh e nuk shqetësohesh nga fjalët e atyre që s’e kuptojnë rëndësinë e fjalëve dhe veprimeve të tyre.Se je ti, o Nënë, që kalove e u sprovove në mijëra beteja jete, në dallgë pa mbarim! Ti që jetën ke krijuar frymëzuar nga Zoti!Kurrë o Nënë nuk mund ta zëvendësojnë emrin tënd, sa fryma e bijve që lindin nga barqet e tua të jetë.Kurrë s’mund të të zëvendësojë vendin e piedestalit ku je në më të lartën qenie!Ti ke bërë historinë, ti formove popuj, ti i dhe frymë çdo jete e gjallese, ti i dhe ngjyra botës…Ti e bëre shiun të qaj e diellin të thajë brengat.Ti, o Nënë, ndalove acaret dhe kurrën e kurrës nuk mund ta përmendin emrin për keq e jo më të ta zëvendësojnë me fjalë të zakonshme nga disa të marrë.Ti o burimi dritës dhe dijes; ty që të ngritën profetët, gjenitë … ty që të dashuruan në pafundësinë e të fundmes ëndërr.O Zot! Si mund emrin e saj ta zhvlerësojnë me paturpësi ngjyrash të venitura?A mundet kushdo të heq atë që Zoti caktoi në Tokë?Se ti je gjithësia e një bote të fisshme dhe emri yt në yje shkruar do jetë, i gdhendur në gjithë bijat që ti linde!A ka dorë më madhështore që ngrihet mbi qiejt e pluhurosur për të na përkëdhelur?A ka zemër më të madhe se e jotja që dhe universin e bënë të duket i vogël?A ka shpirt më të gjerë ku galaktikat lundrojnë vetmuar?A ka puthje më të ëmbël ku pranvera dhe lulet qelin frymëzim, ku aroma e tyre emrin tëndlëshon në djepat e fëmijëve?Përjetë, emri yt Nënë qoftë e mos u tremb nga disa pika shiu që mbi ty baltë duan të lënë, por kjo baltë rrëzohet para emrit tënd o më e d[lira o më e dashura o shpirti shpirtit tim!/telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *