Policia e Kosovës ka arrestuar një 24-vjeçar për vjedhje të rënda dhe lëndim të lehtë trupor, transmeton Reporteri.net.

                                    Policia e Kosovës ka arrestuar një 24-vjeçar për vjedhje të rënda dhe lëndim të lehtë trupor, transmeton Reporteri.net.I njëjti, sipas policisë, është dërguar për vuajtje dënimi me 5 vjet e një muaj burgim.“Me datë 04.09.2023, në orët e mbrëmjes njësiti policor për realizimin e Urdhëresave të Stacionit Policor  Prizren – veri bazuar në informacionet e mbledhura përmes rrugëve operative, ka lokalizuar dhe ka arrestuar të dyshuarin Q. Q ( 24 vjeçar)”, njofton PK-ja. I njëjti është arrestuar në Rr.” Reshtani “ në Suharekë dhe është i dyshuar për 12 vepra penale prej të cilave 11 janë “vjedhje e rëndë” dhe një “lëndim i lehtë trupor”.“Kundër të dyshuarit Q.Q. janë lëshuar 12 urdhëresa aktive nga Gjykata Themelore kompetente, prej të cilave nëntë urdhëresa për shqiptim të dënimit me burgim dhe tri urdhëresa për dërgim në seancë gjyqësore. Pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore i njëjti është dërguar në  Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, në vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej pesë vjet e një muaj”, përfundon njoftimi.