Policia në Prizren arrestoi dy persona dhe konfiskoi një armë

                            Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona ndërsa ka konfiskuar një armë brenda pesë ditësh në Prizren, derisa ka qenë duke e zbatuar urdhrin operativ “Goditja”. Gjatë këtyre ditëve janë kontrolluar 23 lokale dhe 1 mijë e 908 automjete ndërsa janë legjitimuar 3 mijë e 169 persona.Policia e Kosovës e ka rritur numrin e patrullimeve, kontrolleve në lokale e lokacione të ndryshme që frekuentohen nga qytetarët. Zbatimi i planit “Goditja 2023” do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.