Qeveria vendos: Masat nuk ndryshojnë

Qeveria e Kosovës duke u bazuar në rekomandimet e profesionistëve shëndetësor ka vlerësuar se masat aktuale kundër COVID-19, janë treguar efikase dhe kanë ndikuar në uljen e numrit të rasteve, andaj nuk ka nevojë për masa të reja, shkruan Reporteri.net.


Në një konferencë për media kryeministri Avdullah Hoti ka thënë që masat që janë në fuqi do të mbahen dhe do të rritet zbatimi i tyre.

“Gjatë këtyre dy javëve që i kemi vendosur masat është stabilizuar numri i rasteve të reja. Numri i rasteve të reja pozitive është më i vogël se numri i të shëruarve. Ndjehem mirë që masat kanë ndikuar. Në bazë të vlerësimit të IKSHPK-së, sugjerimi i tyre është që masat që janë në fuqi të mbahen dhe të zbatohet me zbatim. Nesër në 8 39 do të kemi takim me inspektoratet dhe policinë për të rritur nivelin e zbatimit të masave”, tha ai.

Ai tha se është bërë një vlerësim i detajuar i situatës dhe gjendja është nën kontrolle.
“Ne sot kemi bërë një vlerësim të detajuar të situatës konstatimin i përbashkët është që gjendja është mjaft serioze dhe është nën kontrollë. Janë rritur kapacitetet e testimeve. Nga java e ardhshme bëhen testime edhe në dy regjione”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: