Rama kërkon të zbardhet ngjarja në Top Channel ku u vra roja nga gjuajtjet me armë zjarri

Kreu i qeverisë Edi Rama ka dënuar ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë mesnatës pranë ambienteve të Top Channel. Kryeministri është shprehur përmes një postimi në Tëitter, se agresioni kriminal nga televizionit kombëtar duhet të marrë një përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese.“Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues!”, shkruan Rama.