Serbia duhet të shpallet fajtore për gjenocidin e bërë ndaj shqiptarëve të Kosovës në kufijtë e Vilajetit të Kosovës nga viti 1878 deri në vitin 1999.-Shkruan:Ruzhdi Gashi avokat

0

   Evropë, kthjellu. Bashkë me të edhe disa shqiptar butakë dhe të dështuar. Lidhur me gjenocidin serb në Kosovë dhe shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre në Kosovë, kanë shkruar me qindra autor shqiptarë e të huaj. Për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova, apo Vilajeti i Kosovës në Perandorinë Osmane, kanë shkruar edhe autor serb. Në këtë shkrim, pa hyrë në detaje për temën e gjenocidit serb mbi shqiptarët dhe shpërnguljen e tyre nga Kosova, sepse për këtë çështje ka me qindra autor e libra që me dokumente e provojnë këtë gjë, unë do të ndalem në vija të përgjithshme në një analizë konkrete të popullsisë shqiptare të Kosovës sot dhe atë në Vilajetin e Kosovës në vitin 1878 në prag të përmbysjes së Perandorisë Osmane, duke u nisur nga faktet në shkrimin dhe foton e mëposhtme, hartë kjo e vitit 1878. Unë nuk jam historian, jam jurist dhe një person i interesuar për histori në aspektin politik i cili në periudhë të gjatë, kam vepruar për çlirimin e vendit dhe pavarësinë e Kosovës nga okupatori serb. Andaj i kërkoj falje historianëve që marrë guximin që në vija të trasha të shkruaj një analizë politiko-historike dhe që do të shërbehem disa njohuri të lexuara prej tyre. Për të kuptuar më lehtë dhe më thjeshtë gjenocidin serb në Kosovë dhe shpërnguljen e shqiptarëve prej Kosovës, ish Vilajeti i Kosovës në Perandorinë Osmane dhe ish Dardania e Lashtë, besoj se do të na shërbejnë mjaftueshëm vetëm një e dhënë e një historiani për popullsinë e Vilajetit të Kosovës në vitin 1878 dhe një hartë e Vilajetit të Kosovës gjithashtu e vitit 1878 e nxjerrë nga arkivat e vjetra të Vatikanit në Romë. Studiuesja turke Hatixhe Bajraktari, në një studim të saj shkruan se, Vilajetin e Kosovës në vitin 1878 ka pasur 908.915 banor në kufij si në hartën e shënuar më poshtë në pjesën ku shkruan KOSOVA. Ajo që shihet në këtë hartë, kufijtë e saj, me vija të plota, tregon qartë se Kosova si tërësi çfarë sipërfaqe e ka pasur. Këtu shihet se, kufijtë e Kosovës shtriheshin deri në Nish në kufij me Serbinë, Sejnicë në kufi me Bosnjën, Podgoricë e Tivar me Malin e Zi dhe deri në Kuçovë e Veles në Maqedoni. Kurse kufijtë e sotëm të tkurrur të Republikës së Kosovës, e shënuar në këtë hartë ku shënon KOSOVA me vija të ndërprera. Nga kjo shihet se, Kosova në vitin 1878, ka pasur mbi 900.000 banor. Kurse sot, sipas regjistrimit të fundit, popullsi që jetojnë në Kosovë janë vetëm 1.800.000 banor. Pra Kosova, që 140 vjet edhe pse e zvogëluar me territor përgjysmë, numri i popullsisë vetë është dyfishuar. Hamit Gurguri, këto ditë nga gjuha serbe në gjuhën shqipe ka përkthyer librin e autorit serb Dimitrije Mita Petroviq me titullin në origjinal “Borbe u Toplici 1877 – 1878” (shqip: Luftimet në Toplicë 1877 – 1878”). Sipas disa të dhënave arkivale serbe thuhet mes të tjerash se gjatë luftërave serbo-turke të viteve 1877-1878, ushtria serbe, duke zbatuar urdhrin e shtabit të përgjithshëm dhe qeverisë serbe, i shpërnguli me forcë nga Toplica, Leskovci, Nishi, Vranja më tepër se 300.000 shqiptarë. Por, e vërteta është se prej kësaj krahine shqiptare me dhunë ushtarako-policore mbretëria serbe e Obrenoviqve dëboi rreth 830 000 shqiptarë etnikë. Kjo u realizua duke bërë një gjenocid dhe spastrim etnik total, ku janë vrarë e masakruar reth 70 000 shqiptarë, të cilët banonin në afro 700 fshatra e qytete shqiptare vetëm në Krahinën e Toplicës. Në këtë kohë janë zbrazur trojet me shumicë shqiptare të Jagodinës, Kosanicës, Pirotit, Quprisë, Pllanës, Krushevcit, Nishit, Leskovcit, Surdulicës, Vranjës, Përokupjes, Kurshumlisë, etj. Popullsia e shpërngulur shqiptare e cila arriti që t´i shpëtojë gjenocidit serb u vendos në jug të trojeve shqiptare në Kosovë dhe në Maqedoni. Ai në këtë libër të lënë në dorëshkrim jep lloj-lloj skenash e detajesh për gjenocidin dhe zullumin e ushtruar ushtarakisht mbi burra, gra e fëmijë të arnautëve, siç i quan ai shqiptarët, vuajtjet e arnautëve për shkak të gjenocidit të ushtruar mbi ta, vjell vrer e urrejtje ndaj tyre, tregon për djegiet e shtëpive të arnautëve, për uzurpimin dhe plaçkitjet e pasurive të tyre, vrasjet, spastrimet etnike, prerje kokash, ekzekutime, uri, etj. Vetëm nga ky shkrim dhe këto prova të autorit serb shihet qartë se çfarë kanë bërë serbët në Kosovë, natyrisht të ndihmuar edhe nga otomanët. Pra nga 900.000 banor sa kishte Kosova në atë kohë, sipas këtij autori rreth 800.000 shqiptarë janë vrarë e shpërngulur. Vetën nga Toplica, Leskovci, Nishi, Vranja më tepër se 300.000 shqiptarë. Mbi 300.000 shqiptarë janë shpërngulur për në Turqi në kohën e Jugosllavisë së Titos pas Luftës së Dytë Botërore pas vitit 1945. Mbi 500.000 shqiptar janë dënuar, torturuar politikisht nga viti 1945-1999. Janë vrarë mbi 13.000 civil të paarmatosur në luftën 1998-1999. Janë dëbuar nga vendi mbi 1 milion banor, kryesisht në Shqipëri, Maqedoni etj në luftën e fundit në Kosovë në vitin 1999. Janë kryer mbi 400 maskra ndaj grave, pleqve e fëmijëve. Janë dhunuar mbi 20 gra kosovare nga forcat okupuese serbe në periudhën e luftës në Kosovë. Ende nuk janë gjetur mbi 2.000 viktima të luftës së fundit. Kanë bërë e qfarë nuk kanë bërë kriminelët serb, krejt këto para syve të “Evropës Demokratike!!! Këta numra të vrarëve e të shpërngulurve shqiptarë, krahasuar me numrin e banorëve të atëhershëm dhe të sotëm tregon se çfarë gjenocidi kanë bërë serbët mbi shqiptarët në Kosovë. Po të shikohet trendi i rritjes së popullsive në rajon dhe Evropë nga ajo periudhë e deri më sot, po mos të ishte ky terror dhe gjenocid serb mbi shqiptarët e Kosovës, Republika e Kosovës, sot do të kishte rreth 10 milion banorë dhe territori i saj do të ishte jo vetëm sa në këtë hartë, por edhe shumë më i gjerë. Edhe përkundër gjithë këtij terrori dhe gjenocidi serb mbi shqiptarët, Evropa heshti. Heshtë edhe sot. Bile shkon edhe më larg. Dëshiron që të shpall përgjegjës shqiptarët dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ushtarët dhe komandantët e saj, kinse na paskan kryer krime lufte ndaj serbëve në luftën çlirimtare të vitit 1997-1999!!! Evropë, kthjellu. Bashkë me të edhe disa shqiptarë butakë dhe të dështuar. Serbia duhet të shpallet fajtore për gjenocidin e bërë ndaj shqiptarëve të Kosovës në kufijtë e Vilajetit të Kosovës nga viti 1878 deri në vitin 1999./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *