“Sharr Travel” sot nisi 20 autobus për në bregdetin shqiptar

                           Hiç më pakë se 20 autobus modern që i përkasin kompanisë më të madhe turistike në vend “Sharr Travel” sot në mëngjes janë nisur për qytete të ndryshme turistike në Republikën e Shqipërisë.Pronari i kompanisë “Sharr Travel” Ruzhi Kurtishaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka falënderuar punëtoret e sektorit të shëndetësisë që pushimin e vikendit ia kanë besuar kompanisë së tij.Sot me heronjtë e gjallë të Kosovës, me Mantel bardhët e QKUK -së drejtë Shtetit amë te Kompleksi FAFA. Faleminderit për besimin e dhënë, faleminderit Juve që shpëtuat jetët tona në ditët më të vështira të Covid-19! Pushime të këndshme” ka shkruar ai.