Spitali i Prizrenit mban akademi përkujtimore për Dr. Naser Oskaçakun

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, të premten u mbajt një akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e Dr. Naser Oskaçakut, mjek specialist i kirurgjisë, i cili u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare.

Akademia përkujtimore u organizua nën kujdesin e drejtorit ekzekutiv të spitalit, Osman Hajdari.

Në emër të drejtorit ekzekutiv, Këshillit Drejtues dhe të gjithë punonjësve të spitalit, foli drejtori mjekësor, Dr. Shefki Xharra, i cili vlerësoi punën, angazhimin dhe veprën e Dr. Oskaçakut si një mjek që i shërbeu me përkushtim institucionit dhe pacientëve për shumë vite.

“Për dekada me radhë, Dr. Naseri ishte pjesë e pandashme e këtij institucioni. Çdo ditë e jetës së tij profesionale ishte një dëshmi e përgjegjësisë që ndiente ndaj pacientit dhe profesionit që kishte zgjedhur. Ai nuk e shihte mjekësinë si një vend pune, por si një mision, si një thirrje për të qenë pranë atyre që kishin më së shumti nevojë”, tha Xharra