13-vjeçarja nga Podujeva rrezikon të mbytet në Shëngjin, dërgohet me urgjencë në spital.

                 Një 13-vjeçare nga Podujeva ka rrezikuar të mbytej këtë të enjte në bregdetin e Shëngjinit. Lajmi u konfirmua nga Policia e Lezhës, ku u bë e ditur se e mitura është nxjerrë nga uji nga pushuesit, në gjendje jo të mirë. Sipas policisë në Lezhë, 13-vjeçarja është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Lezhë, ku pas marrjes së ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.