Tahiri: Amerikanët s’do ta lejojnë Kurtin të fshehë përmbajtjen e bisedimeve në Bruksel

                                             Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se amerikanët nuk do të lejojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të fsheh përmbajtjen e bisedimeve me Serbinë që siç thotë ajo ka bërë deri më tash. Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka theksuar se tema qendrore në bisedimet Kurti-Vuçiq në Bruksel, më 1 shtator do të jetë zbatimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Prej diskursit të luftës te marrëveshja pa njohje, pranimi i asociacionit, autonomi për pakicën serbe, tensionet në veri, ndërsa tash te zbatimi i Asociacionit, që do të jetë temë qendrore në dialogun e radhës – Amerikanët do të na tregojnë se çfarë u bisedua; nuk do të lejojnë Kurtin të fsheh përmbajtjen e bisedimeve siç bëri deri me tash”, ka shkruar ajo.Ndryshe, takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian (BE), do të mbahet më 14 shtator, ka bërë të ditur përfaqësuesi i lartë i BE për politikën e jashtme. dhe sigurinë, Josep Borrell. Kurti dhe Vuçiq u takuan për herë të fundit në Bruksel më 2 maj, nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u mbajtën më 23 prill në veri të Kosovës, të cilat u bojkotuan nga popullata lokale serbe. Që atëherë, tensionet dhe krizat kanë shpërthyer mes dy vendeve.