Të vjedhësh thesarin e shtetit të Kosovës, është të vjedhësh pika gjaku të dëshmorëve të kombit

0

Prof. Skender Morina, diasporë lidhur me   zhdukjen e mbi dy milion eurove nga  thesari i Kosovës  pohon: Pse s’duhet të çuditeni nga vjedhja e thesarit të shtetit? Vjedhja e parafundit ishte vjedhja e thesarit të shtetit në një vlerë 2 milion e 77 mijë €, pastaj pasoj vjedhja e kasafortës mbi 300 kg në AVU. Për të analizuar dhe sqaruar vjedhjen e fundit të thesarit të shtetit, mbi dy milion Euro duhet të bëhet anamneza e vjedhjeve në Kosovë e që fillojnë që para lufte, gjat lufte e deri në ditët e sotme. Për këto “keqpërdorime”-vjedhje ende s’është dënuar dhe askush s’vuan dënimin e merituar me burg. Vjedhja fillon me “Fondin e 3%-it “; fondin “Vendlindja thërret “, pastaj vjedhje janë edhe parat milionat e humbura për pasaporta, vjedhja në dhomën e dëshmive, dënimet milionëshe të paguara për Devollët- Zë mobailin, milionat e paguar ekstra për Bechtel Enkën 53 milion, vjedhje e thesarit mundë të quhet edhe shitja e tokës së Kosovës vetëm për 1€Arin sepse toka e Kosovës e larë me gjak ndër shekuj është thesar i shtetit të Kosovës. Kosovën martire e dogji Serbia dhe përfitoj nga toka shqiptare e Kosovës mbi shekull, ndërsa pas luftës mbi dy dekada po e vjedhin politikajt dhe biznesmenët shqiptarët. Çdo ditë shtat ditë në javë vidhet thesari i shtetit-toka e Kosovës her më shumë e herë më pakë dhe atë mbi dy dekada. Të vjedhësh thesarin e shtetit të Kosovës, është të vjedhësh pika gjaku të dëshmorëve të kombit të cilët derdhën gjakun për lirinë e Kosovës dhe shqiptarëve si komb . Mallkimi raft mbi të gjithë ata shqiptarë, politikaj e biznesmen që vjedhin nga gjaku i dëshmorëve të kombit shqiptar të cilët mbi 6-të shekuj kanë derdhur gjakun për tokën e shenjtë shqiptare e cila do t’u shërbente të gjithë qytetarëve për mirëqenie dhe jetë të dinjitetshme dhe jo një grupi njerëzish hajdutësh e kusarësh që plaçkitin çdo gjë që munden vetëm për vete dhe familjet e tyre. Në një vend ku vidhet vota dhe vullneti i lirë i qytetarëve i shprehur në zgjedhje të lira e demokratike, në atë vend vidhet çdo gjë dhe askush s’çuditet për vjedhjet e përditshme,përfshirë këtu edhe vjedhjen e thesarit të shtetit e i cili duhej të ishte po aq i sigurt sa edhe vota e lirë e qytetarëve. Lavdi atyre që u flijuan për lirinë tonë dhe derdhën gjakun për tokën e shenjtë shqiptare të Kosovës kësaj pjese të Shqipërisë./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *