Thaçi po qëndron për vizitë familjare në Kosovë

                  Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron për një vizitë familjare në vendlindje. Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka thënë për mediet se Trupi Gjykues për arsye bindëse humanitare e ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për takim me familjen. “I akuzuari mbetet në ndalim dhe nën përkujdesjen e Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës në këtë drejtim”, tha ai.