Totaj në Teqen e Sheh Kadriut: Më 17 tetor do të ndalet keqqeverisja e Haskukës

0

                           Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, thotë se keqqeverisja duhet të ndalet në Prizren.Ai, në një takim që ka pasur Teqen e Sheh Kadriut në Has, premtoi se do t’i realizojë kërkesat e qytetarëve.“PDK në Has është gati për ta bërë ndryshimin e madh. Me vullnetin, përgatitjen e punën e palodhshme të strukturave tona, ne do t’i realizojmë kërkesat e nevojat qytetarëve. Sepse keq qeverisja e Haskukës duhet të ndalet e do të ndalet të dielën e 17 tetorit”.“Takimi në Teqen e Sheh Kadriut më dha energji e motive të reja për të vazhduar së bashku për Prizrenin. Të bashkuar për ndryshimin që na duhet. Bashkë për Prizrenin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *