Vala në kolaps, i humbin valët

 

                   Prej mëngjesit të së enjtes, Vala ka pasur probleme me valë. Shërbimi telefonik i Valës ka qenë jashtë funksionit.  Ne kemi tentuar  disa herë të bëjë thirrje brenda shërbimit por ka qenë e pamundur. Qytetarë të shumtë janë ankuar në rrjete sociale për probleme me thirrje, internet e dërgimin e SMS-ve. Raportohet se problemi ka të bëjë me migrimin në platformën e re dhe nuk dihet kur do të rregullohet.