Vazhdojnë reshjet e shiut, në viset malore borë

            Vranësira dhe të reshura shiu priten edhe ditën e sotme.Orëve të mëngjesit në vise kodrinoro-malore ka gjasa të përzien apo shndërrohen edhe në borë.Sipas Prishtina Weather orëve të pasdites reshjet gradualisht pushojnë, e në mbrëmje shkurtimisht edhe vransirat shpërndahen. Temperaturat minimale 2-5C, e ato maksimale 6-8C. Edhe ditën e shtunë mbeten kushte për të reshura shiu, derisa ditën e diel reshjet pritet të pushojnë, për t’u rikthyer në fillim të javës vijuese.