Vidhen mbi 5,000 euro në një banesë në Prizren

                    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një banesë në Prizren, nga persona të panjohur janë vjedhur rreth 5,300 euro.Në njoftimin e Policisë të shtunën thuhet se ngjarja ka ndodhur në mesnatë dhe se sipas ankuesit, disa të dyshuar kishin hapur me forcë derën e hyrjes së banesës dhe kishin demoluar gjësende.“Ankuesi mashkull kosovar ka lajmëruar se të dyshuar të panjohur kishin hapur me forcë derën e hyrjes së banesës së tij. Sipas ankuesit të dyshuarit kishin demoluar gjësende si dhe nga dhoma e gjumit i kanë vjedhur një kuletë në të cilën kishte pasur para kesh rreth pesëmijë e treqind (5300)€. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.