Ymer Rogova këshilltar -10 për qind nga trusti, është një ndihmë e vogël për ekonomit familjare

0

Se të zgjedhurit e popullit, gjegjësisht deputetet e Kuvendit te Kosovës, shumica nga ta e kanë primar interesin e partive te tyre politike, ne krahasim me interesin e përgjithshëm te popullatës, e ka vërtetua edhe kjo vonese disa muajsh e aprovimit të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike. Në këtë situate të vështirë të pandemisë globale, kur janë goditur edhe ekonomike e shteteve të zhvilluara, ka qene jetike qe ky ligj te aprovohet me kohe, për të sanuar sado kudo pasojat qe i ka sjellë mbyllja shkaku i pandemisë. Mundësia e tërheqjes se 10% nga trusti pensional i parapare me Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, është një ndihme e vogël për ekonomitë familjare, pasi qe mbi 90% kanë me pak se 10000 euro kursime, e kjo do te thotë se shumat e tërhequra për mbi 90% te punësuarve do te jene nën 1000 euro, por ne këtë situate te vështirë ekonomike është e mirëseardhur. Nëse kësaj situate te vështirë i shtohet edhe sezon dimërore kur shpenzimet janë të mëdha për ngrohje, atëherë mund të themi se mjetet e tërhequra nga trusti do të jenë një ndihmë e konsiderueshme për shumicën e familjeve kosovare. Është një e mirë qe shteti do të bëjë rimbursimin e mjeteve të tërhequra te gjithë atyre që i kanë në trust me pak se 10000 euro kursime, brenda pese viteve. Qeveria e jonë duhet të jetë shume e kujdesshme gjate ndërmarrjes se masave anti pandemi gjate ditëve ne vijim, pasi qe edhe nji mbyllje do te ishte fatale për ekonominë e brishte te Kosovës./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *