Presidenca: Vjosa Osmani nesër thërret takimin me partitë politike për datën e zgjedhjeve

0

Faton Peci, shefi i kabinetit të UD Presidentes, Vjosa Osmani ka thënë se ajo do të ftojë qysh nesër në takim të gjitha partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve.


“Ne planifikojmë qysh nesër të ftojmë të gjitha partitë politike për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve”, ka thënë Peci në Prime Time.

Ai ka thënë se Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë obliguese për të gjitha institucionet.

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

Pas këtij aktgjykimi të Kushtetueses pritet që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 40 ditësh nda data e shpalljes së tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *