Intervistë ekskluzive me poeten -Fatime Kalimashi-‘’ Poezia është dhunti shpirtërore nga Zoti

0

QendraPress-:Më thoni pak nga biografia Juaj?

Unë jam Fatime Kalimashi, e lindur në Ratkoc të Rahovecit, e martuar në Landovicë të Prizrenit, ndërsa jetoj dhe veproj në shtetin e Zvicrës.

QendraPress.-Kur keni filluar të merreni me shkrime, dhe cilën zhanër e adhuroni dhe shkruani të letërsisë?

Fatime Kalimashi-Me shkrime mbaj mend që qysh e vogël kam shkruar, por me botim kam dalë shumë më vonë për shkak të rrethanave të ndryshme, ndërsa zhanri që më së shumti e pëlqej dhe e shkruaj është: poezia, por nuk do të thotë që në të ardhmen s’do të merrem edhe me prozën.

QendraPress-Kush ishte cytja dhe si e filluat me shkrime. Kur e botuat krijim e parë , dhe a mendoni se ishte nevojë e juaja shpirtërore ?

Fatime Kalimashi- Si e vogël e kam gjetur veten tek arti, pastaj janë momentet që nuk ia thua dot dikujt dhe ia thua më së miri letrës së bardhë. Por, natyrisht që sot më është bërë nevojë shpirtërore.

QendraPress-Profesioni Juaj a është I lidhur drejtpërdrejtë më këtë?

Fatime Kalimashi-Jo, dhe mendoj që poezia asnjëherë nuk lidhet për shkak të profesionit apo diçka tjetër, poezia është dhunti shpirtërore nga Zoti.

QendraPress- Nëse mund të na trego cili është bagazhi I familjes Tuaj në këtë trashëgimi shpirtërore?

Fatime Kalimashi- Sa i përket kësaj pyetje, do të shtoj vetëm se edhe fëmijët e mi si duket kanë trashëguar pak gjenin tim, edhe ata merren me artin por jo vetëm me poezinë. Me muzikën, baletin, fotografinë, etj

QendraPress- A do të vazhdoni të shkruani edhe në të ardhmen. A mund të na thuash çka keni botuar deri më tani?

Fatime Kalimashi- Po, do të shkruaj deri atëherë kur të kem frymëzim, që besoj do ta kem deri në fund të jetës. Kam shkruar dhe botuar deri më sot  vëllime poetike. Ato janë: “SHTEGTIMET E SHPIRTIT”, “NË UNIVERSIN E DASHURISË”, “MELODI E DHIMBJES”, “VOYAGE”-në gjuhën frënge, ” ZË I FUQISHËM FAT I STUHISHËM”, “DASHURI E MALL ETJE E PASHUAR”, dhe “VARKA E KUJTIMEVE” 7.

QendraPress- Cilin vlerësim e ndani për aktualitetin letrar ?

Fatime Kalimashi-Nuk do ta kisha veçuar asnjë vlerësim, secili aktualitet letrar ka vlerën dhe kohën e vet.

QendraPress- Cilin mesazh e përcillni përmes QendraPress tek lexuesi?

Fatime Kalimashi- Mesazhi im që dua të përcjellë tek të gjithë është që sa më shumë të lexoni, sepse vetëm me anë të leximit do të hapim dritare të reja, që do na sjellin dritë në jetën tonë.

QendraPress- Po të filloje nga fillimi jetën a do të kishe ndryshuar diçka , nëse po çka e nëse jo pse?

Fatime Kalimashi- Me siguri që çdo herë ka vend për përmirësime, por për ta ndryshuar rrjedhën e krijimtarisë sime nuk do ta bëja, preferoj origjinalen në jetë. Prandaj nuk do të ndryshoja tek vetja thjeshtë, dua të jem kjo që jam, pavarësisht barrierave që kam kaluar nëpër vite./qendrapress.com/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *