Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në komunën e Rahovecit.
Kreu i kësaj komune, Smajl Latifi, ka thënë se përmbytjet nga ujërat kanë prekur shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira dhe objekte publike.Ai thotë si pasojë e reshjeve dhe erërave të forta ka shembje të mureve dhe të dheut në qytetin e Rahovecit, ndërsa ka kërkuar përkrahje sa më urgjente nga qeveria, pasi thotë se dëmet janë tejet të mëdha, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij: Bashkë me Nënkryetarin, Fatmir Iska dhe drejtorë komunal, pas një nate të vështirë për bashkëqytetarët e mi, sot vizituam zonat e prekura, posaçërisht përmbytjet e mëdha që ndodhën mbrëmë gjatë gjithë natës në komunën tonë.Përmbytjet nga ujërat dhe pasoja kemi në shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira dhe objekte publike në Fortesë, Sapniq, Pataqan i Ulët, Ratkoc, Malësi eVogël, Gexhë, Celinë, Xërxë, Retijë, Dejn, Krushë e Madhe, Çifllak, Hoçë e Vogël, Dobidol, Pastasel, Polluzhë, Kramavik etj. Pra, në qytet dhe në shumicën e fshatrave, si pasojë e reshjeve të mbrëmshme dhe erërave të forta kemi: shembje të mureve dhe të dheut në qytetin e Rahovecit, si në: rr.” Milaim n Morina dhe rr. “Mexhit Mustafa” si dhe shembje të murit në rr. “Vëllezërit Frashëri” dhe në disa fshatra.E, drejtoria e emergjencave në komunën tonë bashkë me zjarrfikësit, drejtorinë e shërbimeve publike, drejtorinë e bujqësisë dhe kompanitë e kontraktuara, por edhe vullnetarë ashtu si mbrëmë, vazhdojnë t’ju dalin në ndihmë familjeve të prekura.Me vendimin tim janë formuar komisione të veçanta të vlerësimit, të cilat po regjistrojnë dëmet e mëdha jnë amvisëri, ekonomi të shumta familjare, bujqësi dhe infrastrukturën publike. Po bëjmë krejt çka është e mundshme si komunë, e pas hartimit të raporteve të vlerësimit, do të kërkojmë nga institucionet qendrore në Prishtinë përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve.Qytetarët që kanë nevojë për përkrahje emergjente të lajmërohen tek drejtoria e emergjencave në numrin: 029-277-555.Njëkohësisht, bëj thirrje te qytetarët që të rrisin kujdesin dhe të mos lëvizin në pikat ku ende ka pasiguri dhe rrezik