PDK-ja ka kandidatin më të përgatitur që ta qeverisë Kosovën siç e kërkon koha- Shkruan:Salih Çoçaj
Tashmë kur jemi në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kandidatin më serioz deri më tani për të qeverisur Kosovën e së ardhmes është pikërisht Prof dr. Enver Hoxhaj. Padyshim se lexuesi do të pyet pse? Janë tri nga ato parësore që do të veçoja e veprime të atij Pse-ut i. E para dhe më e padiskutueshmja është fakti se Enver Hoxhaj është tani vetë zëri i Hashim Thaçit e Kadri Veselit që do të përfaqësojë idealin vazhdimit të lirisë së Kosovës. E dyta Enver Hoxhaj, është njëri nga politikanët më të kapshëm e më të afërt për politika e demokracisë qoftë ajo amerikane apo Evropiane. Enver Hoxhaj në kohën sa ishte i pari i diplomacisë së Kosovës, Kosova pati prekur majat e njohjeve, pati arritur reputacionin që e meriton një shtet që lirinë e fitoi më gjak e sakrifica duke qene të ndihmuar nga NATO. E treta Prof. Dr. Enver Hoxhaj ka vizionin më të kapshëm për një qeverisje të së ARDHMES, Sepse ai din se bota demokratike ka nevojë për një traditë demokratike,Kush më mirë e njeh politikën? Pastaj kush më shumë se Hoxhaj ka urtësi politike, vizion të së ardhmes, dhe mbi të gjitha ai është edhe vetë enciklopedia e komunikimit për një kulturë diplomatike. Shkollimi i tij jashtë vendit, tradita e një partie siç është PDK dhe mesazhi i themeluesve të kësaj partie përbëjnë triptikin më të kapshëm, që votuesi besojë e ka kuptuar gjatë qeverisë Kurti dhe Hoti.Prandaj, duke mos llogaritur në sondazhet e paguara dhe propagandën e moçme komuniste tash siç po e bënë LVV e jo vetëm ajo, ka bindje të plotë se PDK mund dhe ka premisa reale të jetë partia fituese këtyre zgjedhjeve./qendrapress.com