Tërmet në jug të Shqipërisë
Lëkundje tërmeti me mangitudë 4.0 të shkallës Rihter kanë goditur Shqipërinë mëngjesin e sotëm.Epiqendra ishte në Detin Adriatik, rreth 2 km larg Himarës dhe 118 km larg Elbasanit.Lëkundjet u ndjenë rreth orës 08:26 në të gjithë rajonin jugor, ndërsa thellësia ishte 2 km, njoftoi EMSC. Në Gjirokastër, tërmeti u ndje për pak sekonda, por pati fuqi të lartë. Sipas informacioneve të deritanishme, tërmeti nuk ka shkaktuar pasoja të rënda, as viktima.