Apelohet KEDS-i shtylla e tensionit të lartë rrezikon jetën e landovicasve
Veprimtari i shoqërisë civile ,Sedat Kalimashi përmes një fotografive bënë të ditur se banorët e Landovicës e jo vetëm të këtij fshati tashmë po rrezikohen me jetë nga fakti se shtylla e tensionit të lartë në linjën Landovicë –Piranë, të fabrika e tjegullave në Landovicë është shtrembëruar dhe i duhet vetëm edhe pak për të rënë në ujë. Rreziku i kësaj shtylle është tepër i madh sepse pos që rrezikon fabrikat si tjegulloren dhe fabrikën e bllokave po rrezikon edhe shumë familje të banimit që janë në afërsi. Banorët e atjeshëm apelojnë punëtorët KEDS-it që sa më parë të merren me kët rast., përndryshe rreziku është permanent /qendrapress.com/