Vajzat e Anton Cettës kundër vendosjes së shtatores së tij në oborrin e Katedralës: Misioni i tij ishte kombëtar, mbifetar e mbipartiak

0

Familjarët e Anton Çettës kanë reaguar rreth vendimit të vendosjes së shtatores së tij në oborrin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë.Në një postim nga e bija e Anton Çettës, Agata Çetta thuhet se ata nuk janë në pajtim që kjo shtatore të vendoset në oborrin e katedrales në Prishtinë sepse kjo bie ndesh me me parimet dhe qëllimet Anton Çettës.Tutje në postimin e Agata Çetta kërkohet mirëkuptim për vendosjen e shtatores në oborrin e Fakultetit Filologjik.

Më poshtë mund të lexoni deklaratën e plotë:

I nderuar Imzot Dodë Gjergji,

Në cilësinë e familjes Çetta, ju dërgojmë këtë letër përmes së cilës deklarohemi rreth vendosjes së shtatores së babait pranë Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Ne vlerësojmë nismën Tuaj për të respektuar figurën multidimensionale të babait tonë. Por duke njohur mirë shpirtin e tij, dhe duke qenë të vetëdijshme për jetën dhe veprën e tij, vazhdojmë të besojmë fort se, misioni i tij fisnik u realizua duke u bazuar në vlerat e pajtimit, paqes, tolerancës fetare e mbi të gjitha mbi dashurinë e madhe ndaj popullit të vet shqiptar.

Ne vlerësojmë se figura e babait duhet të jetë model që transmeton tek gjeneratat e reja vlerat duke tejkaluar të gjitha dallimet e një shoqërie multireligjioze ku ndodhemi ne, model i paanësisë dhe dinjitetit.

Vendosja e shtatores brenda mureve të oborrit të Katedrales, do të binte ndesh me parimet dhe qëllimet e tij, prandaj ne si familje nuk e miratojmë një vendim të tillë dhe shpresojmë shumë në mbështetjen Tuaj dhe mirëkuptimin e vendosjes së shtatores përballë Fakultetit Filologjik aty ku e ka miratuar Kuvendi Komunal.

Me respekt,

vajzat e Anton Çettës,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *