Sadik Rexhaj veprimtar i çështjes atdhetare , mos të mbetet në pluhurin e harresës

0

Në mesin e atdhetarëve dhe  shumë aktiviteteve   për lirinë e Kosovës  ishte  edhe Sadik Rexhaj ekonomist i dalluar i cili  në  të  gjitha  fazat  kur i duhej  atdheut  ndihma  e mbijetimit ai ishte aty. Sadik Rexhaj, ishte  ndër themeluesit dhe ekspertët e Këshillit  të  Financave , i cili Këshill  bëri që shkolla shqipe të  frymonte dhe  ishte  e pa përkulur, Sdik Rexhaj  si veprmtart  i shumë veprimtarive atdhetare nuk  frikësohej  nga  Serbia  edhe pse   disa herë radhazi ishte marrë nëpër zyrat e sigurimit serbë, Me këtë rast dua të evokojë një kujtim kur në fshatin Medvec na kishim  një takim  me  bashkatdhetarët dhe policia na arrestuan, Gjatë kohës sa na mbajnë në organet e  policisë  unë ish në cilësinë e  kryetarit të Këshillit, por  edhe ata  në sigurim e dinin se  të  gjitha   punët  administrative i kryente  Sadik Rexhaj, sepse ai ishte promotor i atij Këshilli, Pas keqtrajtimit fizik, na lëshuan dhe  na thanë  që nesër përsëri do të na marrin. Me këtë rast  Sadiku i tha’’Ju bëni punën tuaj , por ne do të bëjmë punën tonë ..dhe  fare po iu tremb syri  tha   tashmë i kemi rrugët e ndara….’’kjo i tmerroi dhe përsëri na rifusin në  sigurim në zyrat 34, aty na keqtrajtojnë fizikisht. Tani na pyeten a  do te dilni nesër në punë. Sadiku  të njetat  fjalë iu tha. Sadik Rexhaj,  ishte  një atdhetar i palodhur, por vdekja e  morri herët nga jeta dhe veprimtaria, Të gjithë  qeveritë e pasluftës në Kosovë   nuk kanë  bërë aq sa duhet  për Sadik Rexhaj, Ai meriton  që me emrin e tij të nderohet  ndonjë nga institucionet më relevante  në nivele të Kosovës, Sepse figura e Sadik Rexhajt  është njëra nga  figura  e devotshëm dhe meritore e lirisë.  Pos qeverive  borxh  i kemi mbetur   edhe  shokët e tij  sepse ai meriton një  libër biografik. Pastj meriton që   ndonjë nga organizimet  ta mbajë  emirin e tii. Edhe familja  e tij ndihen krenar .’’ Puna dhe veprat tua na bënë ballëhapur dhe na ndriçuan rrugën në çdo kohë. Ashtu si ne, tani e tutje ballëhapur dhe e ndriçuar do të jetë edhe Prizreni me rrugën e cila mbanë emrin tënd. Falënderime të veçanta për bashkëveprimtarët tuaj të kohës,.Ti vëllai jonë ,gjithmonë i heshtur por me hapa të sigurt punove në realizimin e aspiratave kombëtare.’’ E kujton i vëllai Sadriu. Mirëpo vepra e Sadik Rexhaj duhet të jete  një shembull  për brezni se sa e si duhet të punohet për atdhe./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *